Oscar Wrigley, një fëmijë anglez nga Berkshire i vë shpesh në siklet prindërit.
Por mos mendoni se është ai rasti kur fëmijët fusin gishtat në hundë në vende publike, por rasti kur vogëlushi i jep mësime prindërve. Oscar është fëmija më inteligjent në botë dhe ka një koeficent inteligjence 160, identik me atë të fizikantit të madh Albert Einstein. “Së fundmi djali po i shpegonte sime shoqeje ciklin riprodhues të pinguinëve”,- ka thënë babai i gjeniut (shih foton) për Daily Telegraph. “Bën gjithnjë pyetje. Të gjithë prindërit mendojnë se fëmija i tyre është special, por ne e dinim që tek Oscar kishte diçka vërtetë të veçantë. Formon fraza të pazakonta për moshën e tij. Që kur ishte vetëm 12 javësh kishte një përqendrim të jashtëzakonshëm”,- ka thënë e ëma. Të shohim se ç’do të bëhet më Oscarin e vogël pas disa vitesh.