
Shumë shpejt do të publikohet një anë e panjohur e Katy Perry.
| Njė Katy tjetėr |
|
|
|
| Shkruar nga Administrator | |
| Thursday, 22 October 2009 | |
![]() Shumë shpejt do të publikohet një anë e panjohur e Katy Perry. Më 13 nëntor do të dalë në treg CD/DVD-ja “Katy Perry Unplugged”. Kështu këngëtarja do t’i tregojë publikut anën e saj soul e më intime me performancë të zhveshura nga shumë elementë për MTV Unplugged. Ky koncert është regjistruar në New York 22 korrikun e kaluar dhe përmban versione të padëgjuara më parë të këngëve të famshme që nga ”I kissed a girl” deri tek “Waking up in Vegas”, duke kaluar tek “Brick by Brick” dhe një cover i Fountains of Wayne me titull “Hackensack”. Në DVD do të përfshihen edhe disa intervista ekskluzive që i janë marrë këngëtares gjatë xhirimeve për MTV Unplugged. Ja dhe lista e plotë e këngëve që janë kënduar në këtë koncert: 1. I Kissed A Girl 2. Ur So Gay 3. Hackensack 4. Thinking Of You 5. Lost 6. Waking Up In Vegas 7. Brick By Brick |
| < Mbrapa | Para > |
|---|