Njė celular pėr doktor PDF Print E-mail
Shkruar nga Administrator   
Wednesday, 18 November 2009

Harrojeni t’i telefononi doktorit kur jeni sëmurë. 

Nëse parashikimet rezultojnë të suksesshme telefonat celularë shumë shpejt do të kenë një software i cili do të bëjë të mundur diagnostikimin e sëmundjeve.

Ky soft revolucionar po zhvillohet nga shkencëtarë në Amerikë dhe Australi dhe shumë shpejt do t’u lejojë pacientëve që të kolliten tek telefoni për të zbuluar nëse janë me të ftohtë, me temperaturë, pneumoni apo sëmundje të tjera të aparatit të frymëmarrjes. Tradicionalisht punonjësit e shëndetit kanë qenë në gjendje të dallojnë llojet e ndryshme të kollës nga tingulli. Tani pretendohet që softi të bëjë të njëjtën gjë, duke u kursyer kështu pacientëve rrugën për tek doktori. Software-i do të krahasojë kollën e pacientëve me tinguj të sëmundjeve të ndryshme respiratore të regjistruar më parë, në variante të ndryshme nga njerëz të sexeve, moshave e peshave të ndryshme. Deri tani shkencëtarët kanë një database me një dyzinë pacientësh, por u duhet një total rreth 1 000 tinguj për t’a kompletuar softin.
 
< Mbrapa   Para >