Stresi tė lė pa flokė PDF Print E-mail
Shkruar nga Administrator   
Thursday, 17 December 2009

Stresi i jetës moderne ka bërë që një në tre gra mbi të 25-at të vuajnë nga rënia e flokëve. 

 

Ekspertët mendojnë se shkaku kryesor është fiksimi i shoqërisë për të qenë femrat të dobta. Kjo i bën femrat që të hanë më pak dhe jo mirë, në përpjekje që t’i përngjasojnë sa më shumë celebriteteve, ndaj flokët dobësohen e bien. Studiuesit kanë argumentuar se ky fenomen lidhet me femrat e moshave të mëdha dhe rënia e flokëve shton nivelin e stresit e rrjedhimisht përshpejton procesin e plakjes. Sara Allison ka shpeguar: ”Jemi duke bërë jetë me stres emocional dhe deficite ushqimore, krahasuar me brezat e mëparshëm. Presioni që ushtrohet tek femrat për të qëndruar të dobta, shpesh çon në mos ngrënien mjaftueshëm dhe mos ngrënien e ushqimeve të duhura e rrjedhimisht nuk marrin elementët ushqyes të duhur”. Duke qenë se flokët janë një element shumë i rëndësishëm vlerësimi i pamjes së jashtme, rënia e tyre do të çonte në rritjen e stresit.
 
< Mbrapa   Para >