SPA-të kanë kohë që janë frymëzuar nga deti për trajtimet që ofrojnë. Më e fundit në këtë drejtim janë masazhet me teknikën e re të guackave. Një alternativë shumë e mirë ndaj masazhit tradicional me gura në nxehtë. Ndërkohë që gurët duhet të ngrohen me elektricitet, guackat ngrohen vetë. Duhet thjesht t’a shihni, ndjeni e besoni.
Gjithçka duhet është një LavaGel, një kombinim i ujit të kripur aktivizues me kripëra minerale dhe alga, të cilat vendosen në qendër të guackës duke e ngrohur kështu nga brenda. Terapia e guackave ofron një masazh intensiv rehatues, ku ekspertët punojnë me krahët, stomakun, këmbët, shpatullat, qafën dhe kurrizin. Nxehtësia që mbartin guackat bëjnë të mundur punimin e muskujve të thellë, duke çliruar tensionet dhe stresin.