Shakira i ben te gjitha PDF Print E-mail
Shkruar nga Administrator   
Monday, 07 July 2008

Shakira, e ka festuar shpëtimin e ish-kandidates për presidente të Kolumbisë, Ingrid Betancourt, dhe lirimin e 14 pengjeve tjerë, duke thënë se paqja në vendlindjen e saj është e arritshme.

Grupi i pengjeve ishin marre peng nga FARC (Fuerzas Armadas Revolucionarias Colombianas) dhe ishin mbajtur të burgosur për gjashtë vjet.

Lirimi i pengjeve kishte qenë nje prej temave me te nxehta, ne qender te vemendjes mediatike boterore, ndërsa Shakira nuk ka hezituar ta quajë lirimin e tyre si një hap të madh drejt paqes në Kolumbi.

"Kjo është një ditë historike për të gjithë ne, për këtë vend i cili ka vuajtur aq shumë. Sot shohim lot gëzimi të cilet na bashkojnë . Kolumbia sot ngrihet në këmbë dhe shikon drejt se ardhmes me shpresën për paqe, e cila është shumë afër", ka thënë këngëtarja.

Mesa duket nuk eshte larg dita kur vete Shakira kandidon per Presidente te vendit te saj.
 
< Mbrapa   Para >