Hoteli i aventurave 4D
Shkruar nga Administrator   
Monday, 03 May 2010

Shumë shpejt do të hapet hoteli i parë me efekte speciale hollywoodiane. Të flesh në dhoma me animime 4D dhe skenografi të denja për sheshxhirime kinematografike. 

Ky është propozimi i Hotel Parchi Del Garda në Lazise. Në hotelin me 4 yje aventura fillon ende pa shkuar nëpër dhomat me tema të ndryshme. Për të shkuar në dhomën “Aventura Safari” kalohet nga nje gropë në mur që të çon në një korridor ku mbizotëron natyra e egër. Sapo kalohet korridori hapet shkretëtira me një perëndim flak të kuq dhe në brendësi gjendet krevati i krijuar mbi trungun e një peme. A do të ishit kurioz për një aventurë në këtë hotel?